Beatrix merr vëmendjen me pozat e reja, shfaqet provokuese në festën e BB VIP

Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj, është kthyer në një personazh shumë të përfolur në rrjetet sociale e faqet rozë.

Ajo ka bërë bujë të madhe me hyrjen në Big Brother VIP e po ashtu në shtëpinë e famshme edhe për marrëdhënien me Donald Veshajn.

Ndonëse raporti i tyre po vazhdon akoma, ajo duket se po merr vëmendje të madhe me paraqitjet që herë pas here bën në Instagram.

Beatrix Ramosaj (Foto: Instagram)

Kësaj radhe, krijuesja e hitit “Faj” ka shpërndarë disa poza të reja ku duket provokuese në një fustan të shkurtër të zi.

Kjo ka bërë që të marrë komente të shumta nga miqtë e fansat, të cilët shihet se po e përkrahin në masë të madhe.