Beniada prezanton ambientet e shtëpisë luksoze në Shqipëri

Ajo është bërë e njohur që nga pjesëmarrja në Big Brother VIP.

Bëhet fjalë për modelen Beniada Nishani e prezantuar për publikun edhe me mbiemrin Jakic.

E njëjta pas përfundimit të spektaklit bëri të ditur se do të qëndrojë në Shqipëri, pasi jetonte dhe vepronte prej shumëvitesh në Itali.

Biondja është mjaft aktive edhe në rrjete sociale dhe së fundmi ka prezantuar shtëpinë luksoze që duket se e ka blerë në kryeqytetin e Shqipërisë.

“Shtëpia ime e re në Tiranë”, ka shkruar ajo duke zbuluar pak nga ambientet e këtij investimi.