Bersant Beka zgjidhet kryeshef ekzekutiv i Termokosit

Bersant Beka është zgjedhur për pozitën e kryeshefit ekzekutiv të Ndërmarrjes Publike “Termokos” në Prishtinë.

Sipas njoftimit të publikuar nga ndërmarrja, Beka ka rezultuar kandidati më i suksesshëm në procesin e përzgjedhjes, duke marrë 93.25 pikë.

Rezultati vjen pas përfundimit të vlerësimit dhe verifikimit të dokumentacionit të kandidatëve, si dhe intervistimit të mbajtur më 2 tetor 2026.

Konkursi për këtë pozitë ishte shpallur më 7 shtator 2026, me numër protokolli 1568.

Me përmbylljen e procedurave të përzgjedhjes, Beka pritet të marrë drejtimin e “Termokosit”, ndërmarrjes publike që menaxhon sistemin e ngrohjes qendrore në kryeqytet.