BERZH do të paraqesë rezultatet e programit të efiçiencës energjetike

BERZH paraqet rezultatet e programit për financimin e efiçiencës energjetike në Ballkanin Perëndimor Prezantimi i rezultateve të programit GEFF dhe paralajmërimi për financimin e mëtejmë të efiçiencës së energjisë në sektorin e banimit do të mbahet më 28 shtator 2021, në formatin online

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD), të martën, më 28 shtator 2021, duke filluar në orën 11.00, do të organizojë GEFF Award Ceremony për Ballkanin Perëndimor.  Ngjarja do të zhvillohet online dhe do të mbahet përmes platformës Zoom.

Qëllimi i ngjarjes është  që të pasqyrojë rezultatet e arritura të programit GEFF për Ballkanin Perëndimor  (Green Economy Financing Facility), të linjës së kredisë BERZH që siguron burime për investime në fushën e ekonomisë së gjelbër në sektorin e banimit. Gjatë katër viteve të fundit, programi ka ndihmuar më shumë se 9.000 familje në rajon që ta përmirësojnë efiçiencën energjetike të shtëpive të tyre. Gjatë ngjarjes do të ndahen çmime dhe shpërblime për të gjithë ata që kanë kontribuar që programi të ketë sukses. Bëhet fjalë për rreth 1.000 pemë që do të mbillen në rajon.

Gjatë ngjarjes do të mbahet edhe panel diskutimi në të cilin do të flitet për sfidat dhe planet për të rritur investimet në efiçiencën e energjisë dhe gjelbërimin e mëtejmë të ekonomive në rajon, në përputhje me Agjendën e Gjelbër të BE-së, dhe me Planin për Ekonomi dhe Investime në Ballkanin Perëndimor.

Folësit/set dhe panelistët/tet/  e GEFF Award Ceremony të cilët do t’u drejtohen shikuesve janë: 

• Aleksandra Vukosavljević, drejtor i Institucioneve Financiare në Ballkanin Perëndimor dhe Evropën Lindore

• Richard Masa, shef i sektorit, Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor, Komisioni Evropian

• Violeta Kogalniceanu, shefe e Infrastrukturës dhe efiçiencës energjetike, Sekretariati i Bashkësisë së Energjisë

• Leander Treppel, drejtor i Bordit të BERZH-it.

Në Ballkanin Perëndimor, linja e kredisë EBRD – GEFF siguron fonde për investime në ekonominë e gjelbër në sektorin e banimit, si dhe për kompanitë që ofrojnë efiçiencë energjetike dhe burime të rinovueshme të energjisë për familjet përmes produkteve dhe shërbimeve të tyre. Gjatë katër viteve të fundit, përmes programit GEFF në Ballkanin Perëndimor janë investuar më shumë se 44 milion euro në teknologji me efiçiencë energjetike. Më shumë se 9.000 amvisëri e kanë përmirësuar efiçiencën energjetike në familje, dhe me këtë e kanë reduktuar konsumin e energjisë dhe të të hollave, e kanë përmirësuar cilësinë e jetës dhe e kanë zvogëluar ndotjen e mjedisit. Emetimet e CO2 janë zvogëluar me më shumë se 12,000 ton në vit, që është e barabartë me mënjanimin e 7,700 makinave nga rruga.

Programi GEFF për Ballkanin Perëndimor do të vazhdojë, kurse shuma e përgjithshme prej 135 milionë eurosh do të destinohet për rritjen e efiçiencës së energjisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, dhe me këtë edhe zbutjen e ndryshimeve klimatike.

GEFF në Ballkanin Perëndimor implementohet në kuadër të Programit Rajonal për Efiçiencën e Energjisë (REEP Plus), prandaj mbështetet me grante të Bashkimit Evropian (BE), Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF) dhe Ministrisë Federale të Financave të Republikës së Austrisë (BMF).