Besa për Kosovën: Vushtrria është qyteti i radhës që ndihmohet me pako

Fondacioni Besa, Klubi i Prodhuesve të Kosovës si dhe organizata Germin sot kanë vazhduar me dërgimin e ndihmave në komunën e Vushtrrisë. Kjo është komuna e tretë që ndihmohet nga kjo fushatë, dhe gjatë këtij aksioni u shpërndan 200 pako me produkte ushqimore dhe produkte bazë të higjienës, ku që të gjitha pakot janë me produkte MADE IN KOSOVA.

Besa për Kosovën: Diaspora në ndihmë të atdheut gjatë COVID-19, është fushatë humanitare e cila do të ju vije në ndihmë komunave të ndryshme të Kosovës të cilat janë në gjendje të rëndë gjatë kësaj kohe, duke ju shpërndarë pako me produkte ushqimore dhe produkte bazë të higjienës, me produkte MADE IN KOSOVA. Kjo për të ndihmuar fuqizimin e prodhimit në Kosovë që të marr vetën dhe të ju ofrojmë ndihmë familjeve në nevojë.

Xhafer Tahiri, kryetari i Komunës së Vushtrrisë i falënderoi organizatorët e fushatës për ndihmën e ofruar dhe ju bëri thirrje të gjithë diasporës që të vazhdojnë të përkrahin produktet vendore dhe  në këtë mënyrë të mbrojnë vendet e punës.