Big Mama largohet nga shtëpia e Big Brother VIP pas debatit të ashpër me Antonelën

Edhe sonte (e premte) në spektaklin e Big Brother VIP kanë ndodhur situata të papritura.

Pas një debate te ashpër mes Big Mamës dhe Antonelës, këngëtarja ka kërkuar të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP.

E gjitha fillojë kur Antonela iu drejtua Big Mamës duke i thënë që ajo e ka ofenduar në gjuhën serbe, kjo bëri që këngëtarja të reagoi ashpër dhe me ofendime drejtë saj.

Foto: Top Channel

Duke e quajtur njeri kotë, të pamoralshme dhe shumë ofendime të tjera, Big Mama u ftua nga Arbana Osmani të futej në “dhomën e rrëfimit” për të qetësuar situatën.

Por, vendimi përfundimt i këngëtarës ishte që ajo të largohen nga shtëpia e famshme me dëshirën e saj, gjë e cila u pranua nga produksioni i BBV.