Sunny Hill Festival

Bizneset japin alarmin: Faturat e rrymës u dyfishuan, do të ketë ngritje të çmimeve

Vendimi i fundit i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për shtrenjtimin e energjisë elektrike, 16 për qind, po godet drejtpërdrejt sektorin privat në Kosovë.

Bizneset prodhuese thanë për Ekonomia Online se kanë rritje të ndjeshme të faturave mujore të energjisë elektrike, me pasoja që tashmë kanë filluar të ndihen: nga paralajmërimet për zvogëlim të numrit të  punëtorëve, deri tek shtrenjtimi i produkteve dhe ndalimi i investimeve të planifikuara.

Përfaqësues të bizneseve thonë se ky vendim po krijon kushte të papërballueshme për funksionim, ndërsa kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet për të shmangur një krizë më të thellë ekonomike, që mund të çojë deri te mbyllja e një numri biznesesh.