Blerja më e shtrenjtë, Manchester City prezanton Jack Grealish

Manchester City bën prezantimin e Jack Grealish, futbollistit më të kushtueshëm në Premier League.

Skuadra kampione e Anglisë shpenzoi 118 milionë Euro për të siguruar shërbimin e futbollistit nga Aston Villa. ky transferim kalon atë të Paul Pogba në 2016 nga Juventus te Manchester United për 105 milionë euro. Grealish tha se mezi pret të punojë me Guardiolën ndërkohë që i bëri të qartë objektivat e tij; triumfin në Ligën e kampioneve dhe premier league.

“E konsideroj ende veten si një futbollist të ri dhe që  duhet ende të përmirësohem,  kështu që i vetmi person nga i cili mezi po pres të mësoj shumë është Pep Guardiola. E ndjej se mund të shtoj forcën sulmuese të skuadrës  dhe dua shumë të fitoj Ligën e Kampioneve ashtu sikurse edhe titullin në Premier League.”

Jack Grealish te Manchester City do të mbajë fanelën me nr.10, që e ka mbajtur më parë Sergio Aguero i transferuar te Barcelona dhe për sulmuesin 25 vjeçar rezulton të jetë një përgjegjësi e madhe.

“Kur shkova në dhomën e zhveshjes dhe pashë fanelën me nr.10, një numër ikonë këtu sidomos pas Agueros, ishte diçka e pabesueshme dhe shpresoj që t’u jap tifozëve të Manchester City shumë kujtime të bukura me këtë fanelë.”

Te Manchester City, Grealish do të gjejë shokët e skuadrës te Anglia, Raheem Sterling, Phil Foden, John Stones dhe Kyle walker. por kampionët e Anglisë nuk kanë ndërmend të ndalen këtu teksa kane vënë në shënjester edhe Harry Kane Problemi i këtij te fundit është se ka edhe 3 vjet kontratë me Hotspurs dhe Citizens e Tottenham që do të vihen përballë njëri-tjetrit në javën e parë të sezonit të ri të Premier league, nuk e kanë arritur ende një akord për sulmuesin 27 vjecar