Bora dhe Donaldi kalojnë pushimet së bashku në Shqipëri

Çifti më i përfolur kohëve të fundit, Donald Veshaj dhe Bora Zemani nuk e kanë pranuar akoma publikisht ribashkimin e tyre, mirëpo çifti ka filluar pushimet verore së bashku.

Dyshja është parë në jug të Shqipërisë duke i kaluar së bashku pushimet nën shoqërinë e familjarëve.

Në disa fotot të postuara nga JOQ Albania, shihet Bora në kafe me vëllain e vogël të binjakëve dhe më pas në një gomone, bashkë edhe me Donaldin, shkojnë në gjiret që janë më private.