Brenda festës luksoze të Kejvina Kthellës për ditëlindjen e 26-të

Modelja nga Shqipëria, Kejvina Kthella, më 2 qershor, festoi ditëlindjen e 26-të.

Bukuroshja, e cila numëron mbi 700 mijë ndjekës në Instagram, së fundmi ka ndarë disa imazhe nga festa e ditëlindjes.

Në fotot e publikuara në Instagram, supermodelja prezanton disa nga momentet më të lumtura të ditëlindjes dhe vendin luksoz në të cilin kremtoi.

Kejvina Kthella (Foto: Instagram)

Ajo shfaqet atraktive në një fustan të zi, në të cilin po ashtu ka theksuar linjat trupore.

Kejvina duket të ketë festuar në një jaht luksoz dhe i pranishëm në këtë eveniment ishte edhe partneri i saj, identitetin e të cilit vazhdon ta mbajë të fshehur akoma.

Po ashtu në këtë mbrëmje nuk mungoi edhe modelja e aktorja Arta Elezaj, e cila është një mike e mirë e Kthellës.

Kejvina Kthella (Foto: Instagram)

Kejvina ndërkaq po vazhdon të jetë shumë e kërkuar në fushën e modelingut, gjersa për publikun u bë e njohur si velina e “Xing me Ermalin”.