Bulliqi llapjanëve: Dera ime do të jetë e hapur

Shpejtim Bulliqi, i cili sipas rezultateve preliminare është zgjedhur Kryetar i Komunës së Podujevës, u është drejtuar simpatizantëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai u ka thënë atyre se fitorja e tij, është fitore parasegjithash e tyre.

“Ju jeni ata që ia kthyet komunën qytetarit, që ua hapët dyert e komunës qytetarëve”.

“Ju betohem, që dera ime përherë do të jetë e hapur për ju sepse pushteti lokal është i juaji dhe do t’ua plotësojmë të gjitha kërkesat dhe nevojat tuaja”, ka thënë Bulliqi.

“Shpresoj që bashkë do t’ia dalim sepse ju jeni forca e Llapit dhe Gollakut”.