Buxheti për ketë vit gati në mars

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se në muajin mars do të jetë i gatshëm për procedim Projektligji për buxhetin e vitit 2020.

Ai thotë se nuk janë vonuar me përgatitjen e buxhetit. “Në muajin mars ta kemi Projektligjin për buxhetin e vitit 2020, i cili do të diskutohet në Kuvendin e Kosovës. Nuk mendoj që jemi vonuar, por do të bëjmë projektligj shumë të mirë e të drejtë dhe të dobishëm”, tha Kurti.

Në mungesë të ligjit të buxhetit për vitin 2020, aktualisht vendi është duke shfrytëzuar 1/12 të buxhetit 2019 dhe është miratuar kërkesa e Qeverisë nga Kuvendi edhe për shfrytëzimi e këtij buxheti për muajin mars.

Buxheti për vitin e kaluar ishte rreth 2.3 miliardë euro, derisa në mandatin e qeverisë së re është premtuar se Kosova do të ketë buxhet rreth 3 miliardë. /Telegrafi/GazetaStop/