Cakaj: Në Washington kam marrë mesazhe të qarta, nuk ka marrëveshje sekrete dhe as ndarje

Ministri në detyrë për Çështje Evropiane dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, pas përfundimit të vizitës dyditore në Kosovë me kryeministrin Edi Rama, kanë mbajtur një konferencë për media në Aerportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Cakaj tha se nga vizita në Uashington ka marrë mesazhe se nuk ka ndarje të territoreve dhe as marrëveshja sekrete ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Vizita imë ka qenë e planifikuar por që pas pandemisë ishte shtyre. Nga vizita ime atje kam marrë tre mesazhe për Kosovën”.

“E para nuk ka marrëveshje sekrete, e dyta, nuk ka ndarje të Kosovës dhe kush ka mend në kokë e kupton që askush në Shqipëri e Kosovë nuk e mendon këtë gjë, dhe e treta, nuk ka nxitim për të përfunduar marrëveshje më Serbinë, pavarësisht proceseve që priten të ndodhin në SHBA”.