Chelsea kërkon huazimin e Hazardit

Chelsea ka nisur negociatat me Real Madridin për të tentuar huazimin e belgut Eden Hazard.

Hazard nuk ka arritur të gjejë veten te madrilenët për shkak të problemeve me lëndimet.

Drejtuesit e klubit londinez po synojnë ta huazojnë lojtarin me mundësi të blerjes.

Edhe vetë Hazard thuhet se është i gatshëm të rikthehet në Premier League.

31-vjeçari këtë sezon ka luajtur vetëm 686 minuta në La Liga.

Ai ka kontratë me Real Madridin deri në vitin 2024.

Hazard iu bashkua Real Madridit nga Chelsea në vitin 2019 për 115 milionë euro.