Chelsea synon të huazojë Hakimin

Chelsea është duke u interesuar për huazimin e mbrojtësit anësor maroken të Real Madridit, Achraf Hakimi, shkruan “Daily Mail”, transmeton Koha.net.

Reprezentuesi i Marokut është i huazuar te Borussia Dortmundi, mirëpo marrëveshja e huazimit do të mbarojë në fund të stinorit.

Trajneri i Rea Madridit, Zinedine Zidane ka shprehur dëshirën të rikthejë Hakimin. Mirëpo, mund të vendos që të huazojë 21-vjeçarin edhe për një stinor. Trajneri i Chelseat, Frank Lampard është adhurues i madh i Hakimit. Edhe Dortmundi po interesohet të transferojë Hakimin, po ashtu edhe Bayern Muencheni.

Hakimi në kontratën e tij me Realin ka një klauzolë për lirim në vlerë 55 milionë euro. ë për lirim në vlerë 55 milionë euro.