Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku e ka cilësuar dëshirë të Albin Kurtit, ato të cilat i tha se i ka votat për qeverinë.
Madje ajo me të përfunduar seanca, duke e quajtur deputet, i ka bërë thirrje atij që ta ndërrojnë emrin e kandidatit për kryeparlamentar.
”Nuk i komentojmë dëshirat e deputetit Kurti. I bëjmë ftesë të reflektojë, ta ndërrojë kandidatin e të ecim tutje”.
”Nuk i komentoj dëshirat e deputetit Kurti. Realiteti politik në Kosovë, është ndryshe, qytetarët kanë folur”.
”Ne nuk mund të suspendojmë demokracinë për shkak të tekeve të zotrit Kurti dhe ambicieve të zonjës Haxhiu”.