Çitaku për fillimin e reduktimeve të energjisë: Këto janë betejat e vërteta, e jo luftërat imagjinare në kokën e Kryeministrit

Që nga sot në Kosovë do të rikthehen reduktimet e energjisë elektrike. Lidhur me këtë ka reaguar edhe në nënëkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e cila përmes një postimi në rrjetin social, Facebook tha se dikush duhet të jap llogari për këto sabotime të njëpasnjëshme.

Sipas Çitakut, sigurimi i energjisë është çështje e sigurisë kombëtare, transmeton Insajderi.

“6-2 orari i reduktimeve në mes të Gushtit, kur niveli i konsumit është i ultë. Mund ta marrim me mend se si do të jetë dimri në Kosovë këtë vit” – shkruhej ndër të tjera në reagimin e Çitakut.

Reagimi i plotë:

6-2 orari i reduktimeve në mes të Gushtit, kur niveli i konsumit është i ultë. Mund ta marrim me mend se si do të jetë dimri në Kosovë këtë vit.

Dikush duhet me dhanë përgjegjësi për sabotimet e njëpasnjëshme të secilit projekt i cili do të rriste pavarsinë energjetike të Kosovës.

Sigurimi i energjisë është çështje e sigurisë kombëtare. Këto janë betejat e vërteta, e jo luftërat imagjinare në kokën e Kryeministrit.