Sunny Hill Festival

Çka i ndodh trupit nëse pini ujë më shumë sesa duhet

Uji është thelbësor për çdo qelizë të trupit të njeriut, por sasia e tepërt mund të shkaktojë hidratim të tepërt, një gjendje që mund të bëhet serioze, ka shkruar WebMD.

Sa ujë duhet të pirë në ditë?

Nuk ka një formulë të saktë për të gjithë. Sipas ekspertëve, nëse pini ujë kur keni etje dhe urina është me ngjyrë të verdhë të çelët, jeni në nivel të mirë hidratimi. Një udhëzim i përgjithshëm është tetë gota ujë në ditë, por kjo sasi mund të ndryshojë sipas aktivitetit fizik, klimës, shëndetit, shtatzënisë ose gjidhënies.

Çfarë ndodh kur pini shumë ujë?

Kur pini sasi të mëdha uji shpejt, mund të kaloni në një gjendje që quhet mbihidratim i lehtë në intoksikim ujor, ose siç quhet ndryshe helmim nga uji. Kjo ndodh kur uji hyn me tepricë në qeliza, duke i bërë ato të fryhen. Kur qelizat e trurit fryhen, mund të përjetoni konfuzion, përgjumje, dhimbje koke, presion të lartë të gjakut ose rrahje të ngadalta të zemrës (bradikardi).

Ekspertët theksojnë se natriumi, elektrolit i rëndësishëm që ruan ekuilibrin e lëngjeve në trup, bie kur pini shumë ujë, duke shkaktuar një gjendje të rrezikshme të quajtur hiponatremi.

Në raste të rënda, kjo mund të çojë në konvulsione, komë ose vdekje.

A ka pasur raste vdekjesh nga pirja e tepërt e ujit?

Po, por rrallë. Sipas ekspertëve të WebMD, rastet më të zakonshme ndodhin në situata ekstreme si gara për pirjen e ujit ose pas një nate që kalohet duke festuar e kërcyer ndërkohë që njeriu djersin e konsumon drogën e quajtur ekstazi. 

Kush rrezikohet më shumë?

Hidratimi i tepërt është i rrallë, por mund të ndodhë në disa raste:

Gjatë ushtrimeve ekstreme: si maratonat, ku njerëzit pinë shumë ujë nga frika e dehidrimit.

Në sëmundje të caktuara: si ato të zemrës, sëmundjet e veshkave, cirroza e mëlçisë, diabeti me sheqer shumë të lartë dhe probleme hormonale si SIADH dhe sëmundja Addison.

Shenjat që tregojnë se po konsumoni ujë së tepërmi:

Urinë e tejdukshme

Shkoni shpesh në tualet (më shumë se 8-10 herë në ditë)

Të përziera, të vjella, diarre

Dhimbje koke pulsuese që nuk kalon

Konfuzion dhe mjegull në tru

Fryrje ose zbardhje e duarve, këmbëve dhe buzëve

Dobësi dhe ngërçe muskulore

Lodhje ekstreme

Po te foshnjat?

Foshnjat nuk kanë nevojë për ujë shtesë gjatë muajve të parë të jetës, përveç qumështit të gjirit ose formulës. Pirja e tepërt e ujit mund të shkaktojë irritim, temperaturë të ulët trupore, fryrje të fytyrës, konvulsione dhe urie shumë të tejdukshme. Nëse dyshoni për intoksikim ujor te një foshnjë, duhet të kontaktoni menjëherë mjekun.

Sa ujë duhet pirë?

Sipas WebMD:

Gratë nga 19 deri në 30 vjeç, duhet të pinë rreth 2.7 litra ujë në ditë

Burrat nga 19 deri në 30 vjeç duhet të pinë rreth 3.7 litra ujë në ditë

Nëse jeni aktiv ose jetoni në klimë të nxehtë, mund të keni nevojë për më shumë ujë.

Sipas WebMD , në këto kushte gratë mund të pinë 3 shishe uji nga 1 litër në ditë dhe burrat mund të pinë 4 shishe uji nga 1 litër në ditë

Rreth 2 litra ujë nuk është e mjaftueshme për shumicën e njerëzve, sidomos nëse kanë shenja të dehidrimit si etja, urina e errët, marramendja, lodhja, goja e thatë dhe sytë e lodhur.