Çka i ndodh trurit nëse hiqni dorë nga përdorimi i telefonit

Psikologët thonë se një person mesatarisht hap telefonin 2,617 herë gjatë 24 orëve. Kjo zë vend dhe shkakton ngarkesë në trurin e njeriut, por, ekspertët kanë shkuar më tutje duke shtruar pyetjen se çka ndodh nëse ndaloni së përdoruri telefonin.

Gjetjet janë interesante.

Truri do të pësojë ndryshime të mëdha nëse nuk e përdorni telefonin. Një ndryshim i mundshëm është se mund të keni më tepër mundësi të koncentroheni në punën që bëni, pasi nuk do të shpërqendroheni vazhdimisht nga njoftimet e miqve, shkruan “healthtalk”.

Memoria do t’iu përmirësohet, pasi nuk do të keni më varësi ndaj teknologjisë dhe kërkesës për qasje në botën digjitale.

Psikologët thonë se largimi i telefonit nga jeta juaj mund t’iu bëjë të përjetoni më pak ankth dhe depresion, pasi sipas tyre, rrjetet sociale kontribuojnë në ndjenjën e izolimit dhe të pamjaftueshmërisë.

Shfrytëzimi i “botës së jashtme” mund të bëjë që të ndiheni më mirë, sesa të qëndroni para telefonit tuaj të mençur.

Dalja në natyrë, vrapimi, noti, leximi apo vallëzimi, janë mënyra të tjera shumë më të shëndetshme që mund t’i shfrytëzoni.