Çmimet e importit në fund të 2022-tës më të larta për 13% krahasuar me fundin e 2021-tës

Sipas Indeksin e Çmimeve të Importit (IÇIMP) për tremujorin e katërt të vitit 2022, të cilin Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) e ka publikuar të premten, çmimet e importit janë rritur për 13% krahasuar me tremujorin e fundit të vitit 2021.

“Ngritje më të mëdha sipas sektorëve ishin te: produktet minerale (26.5%); produktet bimore (23.7%); vajrat ushqyese (23.0%); artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të qelqit (22.8%); druri dhe artikujt prej tij (16.7%); letra dhe artikujt prej saj (16.3%); plastika, kauçuku dhe artikujt prej tyre (14.9%); shtazët e gjalla dhe prodhimet e shtazëve (14.6%); mjetet e transportit (10.6%); këpucët (10.6%); artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (8.4%); produktet e industrive kimike (7.4%); tekstili dhe artikujt prej tekstilit (7.4%); metalet bazë dhe artikujt prej tyre (6.9%); pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (6.5%); dhe artikujt e ndryshëm të prodhuar (4.5%)”.

Ngritja thuhet se u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te: lëkura dhe artikujt prej saj me -10.8%, dhe instrumentet optike, fotografike, matëse, madicinale, muzikore dhe mekanizmat e orës me -0.1%.

Sipas ASK-së çmimet e importit për tremujorin e katërt të vitit 2022, janë rritur për 1% krahasuar me tremujorin paraprak të këtij viti.

“Ngritje më të mëdha të çmimeve sipas sektorëve ishin te: letra dhe artikujt prej saj (9.4%); druri dhe artikujt prej tij (6.0%); produktet bimore (5.8%); artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të qelqit (4.1%); produktet e industrive kimike (3.4%); shtazët e gjalla dhe produktet e shtazëve (2.7%); mjetet e transportit (2.5%); pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (1.9%); artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (1.3%); lëkura dhe artikujt prej saj (1.3%); tekstili dhe artikujt e tekstilit (1.1%); këpucët (1.0%); dhe instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinave, muzikore dhe mekanizmat e orës (0.3%)”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

Ngritja thuhet se u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te: produktet minerale me -3.5%, plastika, kauçuku dhe artikujt prej tyre me -2.9%, metalet bazë dhe artikujt prej tyre me -1.4% artikujt e ndryshëm të prodhuar me -0.3% dhe vajrat ushqyese me -0.1%.