Dafina Zeqiri konfirmon lidhjen me Kreshnik Gjergjin – sjellin imazhe duke shkëmbyer puthje

Këngëtarja Dafina Zeqiri, ka qenë shumë e përfolur kohët e fundit, si nga sukseset në karrierë, po ashtu edhe nga jeta personale.

Dyshimet për lidhjen e tyre erdhën fillimisht kur Dafina postoi fotografi në krahët e tij.

Çifti nuk kishin dalë ndonjëherë zyrtarisht për ta pohuar këtë gjë, por shpesh janë parë në postime të ndryshme duke kaluar kohë bashkë.

Foto: Dafina Zeqiri/ Instagram

Mbrëmë (e hënë), ajo ka postuar imazhe të reja në InstaStory, pranë Kreshnikut, ku çifti shkëmbejnë puthje me njëri-tjetrin.

Këtë fansat e morën si konfirmim të lidhjes së tyre, pasi deri tani ata nuk ishin shfaqur në këtë mënyrë.

Foto: Dafina Zeqiri/ Instagram

Kjo lidhje e re e Dafinës erdhi menjëherë pas përfundimit të një lidhjeje të gjatë që pati me Dj Geek.

Ca javë më parë këngëtarja erdhi me një bashkëpunim me reperin Mozzik, projekt ky i titullur Drama Pahiri. 

Foto: Dafina Zeqiri/ Instagram