Dafina Zeqiri së shpejti publikon bashkëpunimin me reperin e njohur

Dafina Zeqiri po sjellë një këngë me reperin e njohur Lyrical Son.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Dafina gjatë një koncerti të mbajtur mbrëmjen e djeshme në  Vushtrri.

“Projekti i radhës Dafina Zeqiri ft Lyrical Son. Bëhuni gati.”, është shprehur këngëtarja.

Kujtojmë që Dafina pritet të sjellë dhe duetin me Arilena Arën, pjesë e albumit të kësaj të fundit.