Dajaku dënohet me tri ndeshje moslojë

Futbollisti i St. Gallenit, Leon Dajaku do të mungojë në tri ndeshjet e ardhshme. Ai është suspenduar për tri ndeshje për shkak të kartonit të kuq në ndeshjen e fundjavës ndaj Zuerichut.

Të hënën Disiplinori i Superligës zvicerane e dënoi Dajakun.

Futbollisti ofenziv në minutën e 85-të, pas një ndërhyrje nga prapa ndaj tij, goditi me dorë në shpinë lojtarin e Zuerichut. Për këtë u përjashtua direkt me të kuq. Dajaku pati duel me Selmin Hoxhën.

Mirlind Kryeziu siguroi penalltinë përmes të cilës Zuerichu fitoi 1:0.