Demi Rose shfaq figurën e saj të jashtëzakonshme në bikini me pupla, gjatë një arratisje në Brazil

Demi Rose tregoi figurën e saj të mahnitshme në një bluzë bikini me pupla, teksa pozoi për fotografitë e mrekullueshme në Instagram, gjatë një udhëtimi luksoz në Brazil të hënën.

Modelja, 28 vjeçe, dukej e pabesueshme, teksa pozoi me bluzën e egër, të cilën e bashkoi me një minifund ngjyrë kafe.

Befasuesja vendosi një lule rozë tropikale pas veshit të saj, ndërsa po pozonte për fotografitë në sfondin e një xhungle, shkruan DailyMail.

Demi i ngriti temperaturat teksa qëndronte në një ballkon prej druri të rrethuar nga palma.

Modelja magjepsëse edhe një herë bëri puls të shpejtë, teksa pozoi për një seri fotografish seksi në Instagram në plazh javën e kaluar.

Sensacioni i internetit hoqi fustanin e saj me grep për të dalë ‘topless’ në plazh, ndërsa ajo përpiqej të mbulonte modestinë e saj. /Telegrafi/