Sunny Hill Festival

Deputeti i Vetëvendosjes: Vendimi për reciprocitet do të ekzekutohet më 1 shtator

Deputeti i Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj, ka thënë se vendimi i reciprocitetit me Serbinë për targat dhe dokumentet do të ekzekutohet nga 1 shtatori. 

Ai ka thënë se LVV-ja është në bashkërendim të plotë me BE-në dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, andaj edhe sipas tij Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka pasë për çfarë të deklarohet, raporton Gazeta 10. 

“Ne kemi një vendim që do ta zbatojmë me 1 shtator. Nuk do të shtyhet, pra do të ekzekutohet më 1 shtator. Pra, në këtë rast, kur ke vendimin para dhe do ta zbatosh së shpejti, normalisht që nuk ka vend për fjalë.”, ka thënë Rexhaj në “Politiko me Kushtrim Sadikun”.