Deri në ora 15:00 në Kosovë votuan 27% e atyre me të drejtë vote

Komisioni Qendror i  Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri në ora 15:00 në Kosovë kanë votuar 27 për qind e personave që kanë të drejtë vote.

Ashtu edhe si në zgjedhjet e kaluara, komunat me më së shumti dalje prijnë ato me shumicë serbe.

Ndërsa, prej komunave më shumice shqiptare, prin Kamenica me 32,09 për qind të votuesve të cilët kanë ushtruar të drejtën e tyre, më pas është Skenderaj me 30,45 për qind, Prishtina me 29,51 për qind dhe Podujeva me 28,84 për qind.