Dëshmitari i dytë e lë të kuptohet ishte bashkëluftëtar i Salih Mustafës

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, po vazhdon seanca ndaj të akuzuarit Salih Mustafa, ku në këto momente po e vazhdon intervistën dëshmitari i dytë.

I pyetur nga trupi gjykues se a ka pasë komandë qendrore apo koordinim për të bashkërenduar dy njësitë në Zllash, dëshmitari u përgjigj se “kur na sulmonin serbët jemi gjind qysh kemi mujt”. 

Dëshmitari ka lënë të nënkuptohet se ishte pjesëtar i një njësie luftarake gjatë luftës [UÇK], pasi kur u pyet nga Zyra e Prokurorit të Specializuar nëse ka pasur bashkëpunim mes njësive në operacione luftarake, ai u përgjigj: “Po, kemi bashkëpunu”.

“Nuk ka pasë koordinim. Nuk besoj që ka pasë për arsye se kur kanë sulmuar forcat serbe jemi gjind secili qysh kemi mujt për mu mbrojt. Komandë të veçantë s’ka pasë – as nga BIA as nga zona operative në Zllashë që ka vepruar, por kur kanë sulmuar ne jemi kon të gatshëm me dal përballë qysh kemi mujt”.