Dështon për të 15-tën herë konstituimi i Kuvendit

Ka dështuar përsëri konstituimi i Kuvendit të Kosovës edhe në tentimin e 15-të.

Sikurse në seancat e fundit, edhe në këtë Lëvizja Vetëvendosje ka tentuar që të ndërrojë formën e votimit për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, nga e hapur në të fshehtë, por në mungesë të votave nuk ka arritur të formohet komisioni që duhet të mbikëqyrte këtë proces.

Për kanë votuar 56 deputetë, një kundër dhe asnjë abstenim.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari ka njoftuar se seanca e radhës është caktuar për të enjten në orën 10:00.

Qytetarët më 9 shkurt i janë drejtuar kutive të votimit për zgjedhjet parlamentare, ndërsa vendi ka hyrë në muajin e katërt pa konstituimin e institucioneve.

Telegrafi do të ju mbajë të informuar për të gjitha zhvillimet e fundit.