Disa rrugë në Prishtinë mbesin pa furnizim me ujë

Kompania rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se sot do të intervenohet në gypin fi 300 mm në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë.

Sipas njoftimit dërguar mediave, intervenimi do realizohet si pasojë e një defekti të ndodhur aty.

“Për shkak të sanimit të linjës, jemi të detyruar të ndërpresim furnizimin me ujë të pijshëm duke filluar nga ora 11:00. Pa furnizim me ujë mbesin: rruga ‘Luan Haradinaj’, rruga ‘Rexhep Luci’, rruga ‘Hajdar Dushi’, rruga ‘Garibaldi’, rruga ‘Mujo Ulqinaku’, rruga ‘Robert Doll’ dhe disa rrugica në atë zonë”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, rikthimi i furnizimit me ujë të pijshëm do ndodhë pas sanimit përfundimtar të defektit.

“Se sa do zgjasë intervenimi varet nga natyra e defektit, ndërsa furnizimi me ujë ndërpritet në orën 11:00”, thuhet në njoftim.