DJ PM i ulet në gjunjë Sarës dhe i “propozon” fejesë

DJ PM është njëri nga banorët më të ri në shtëpinë më të madhe të Big Brother VIP Albania.

Banori që nga hyrja e tij ka shfaqur një pëlqim ndaj Sarës, shkruan lajmi.net.

Gjatë spektaklit të mbrëmshëm, ai u vu në një pozitë të vështirë kur u pyet nga moderatorja se për kë ka më shumë pëlqim Sarën apo Beniadën. Ai sqaroi se brenda shtëpisë nuk ka hyrë që të krijojë lidhje por që kur është pyetur nga produksioni ka dhënë emrin e Sarës si një lloj pëlqimi.