Një person vritet në Drenas, policia në kërkim të tre të dyshuarv

Një person është vrarë me armë zjarri të shtunën në mbrëmje në fshatin Nekoc të Drenasit.

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin duke njoftuar se rreth orës 19:00 ka pranuar informatën për një përleshje mes disa personash në këtë fshat, e ku përveç mjeteve të forta ishte përdorur edhe arma e zjarrit.

“Bazuar në të dhënat fillestare në këtë rast një person është plagosur nga arma e zjarrit ndërsa tre të tjerë kanë pësuar lëndime trupore gjatë përleshjes fizike. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor. Personi i plagosur nga arma e zjarrit, nuk ka mundur t’u përballojë plagëve dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK”, ka thënë për KOHËN zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka bërë të ditur se lidhur me vrasjen janë identifikuar tre persona të dyshuar dhe policia është në kërkim të tyre.