“Drejtë po them ti ….”, Alba dhe Azemi me biseda shumë të afërta me njëri-tjetrin,  a po nis një dashuri?

Alba është një nga banorët me të diskutuara në Big Brother. Në hyrjen e saj bashkë me modelin Lumbardh Salihu fansat filluan t’i shohin bashkë si çift.

Më pas ajo u afrua me Gani Gërminë. E së fundmi edhe me Azemin ka shfaqur afërsi.

“Flasim për jetën”, është fjala që ka thënë Alba, Azemit dhe pastaj e ka vazhduar të rrëfejë për pjesëtarët e familjes.

Ndërsa, Azemi iu ka drejtuar me fjalën “drejtë po them”, ti “m’pëlqen”, dhe Alba buzëqesh, duket sikur e miratoi fjalën e tij.

“Kurrë mos m’krahaso me tjetër kon” iu është drejtuar Albës, pasi që ajo përmendi ngacmimet e banorëve të tjerë.

Dhe a po nis një “dashuri” apo filtrim në mes dyshes, mbetet për t’u parë në vijim.