Sunny Hill Festival

Duken të shëndetshme, por janë të dëmshme! Ja ushqimet që duhet të shmangni

Shpesh u besojmë produkteve që paraqiten si opsione të shëndetshme, pa e ditur, megjithatë, se çfarë përmbajnë ato në të vërtetë.

Mjekët zbulojnë një sërë ushqimesh që vetë i shmangin, për shkak të efektit të tyre negativ në shëndetin e zorrëve dhe shkaktimit të inflamacionit.

Ushqime për t’u shmangur

Bare drithërash dhe granola

Edhe pse reklamohen si produkte të shëndetshme, ato shpesh përmbajnë vajra të përpunuar, emulsifikues dhe “fibra të rreme”. Preferohen arrat ose frutat me gjalpë arrash si alternativa më të pastra dhe më ushqyese.

Kos me fruta

Ato përmbajnë sheqerna të shtuar dhe aroma artificiale. Në vend të kësaj, rekomandohet kos i thjeshtë me manaferra dhe fara chia për mbrojtje antioksiduese dhe tretje më të mirë.

Çamçakëz pa sheqer

Ato shpesh përmbajnë ëmbëlsues artificialë si sorbitoli, i cili mund të shkaktojë fryrje, gazra ose edhe diarre. Si alternativë, sugjerohen farat e koprës pas një vakti.

Salca komerciale për sallatë

Edhe ato që pretendojnë të jenë “të shëndetshme” përmbajnë sheqerna të shtuar. Si alternativë, mund të përgatisni vetë salcën tuaj shtëpiake me vaj ulliri , limon, mustardë dhe bimë aromatike.

Vajra bimore të përpunuara

Vajrat si vaji i kanolës dhe vaji i misrit janë të pasura me yndyrna omega-6, të cilat lidhen me inflamacionin. Zgjidhni vaj avokadoje, vaj ulliri ekstra të virgjër ose vaj kokosi.

Qumësht dhe laktozë

Laktoza mund të irritojë sistemin tretës, veçanërisht për ata me ndjeshmëri. Prandaj, zgjidhni qumësht bajamesh ose kafe të thjeshtë me kanellë.

Makarona të shpejta ose “Noodels”

Këto janë produkte që janë plot me konservues, kanë vlerë të ulët ushqyese dhe janë të dëmshme për mikrobiomën e zorrëve. Si alternativë, zgjidhni makarona orizi me lëng mishi dhe perime.

Çfarë thotë hulumtimi i ri?

Studimet më të reja i lidhin ëmbëlsuesit artificialë dhe sheqernat e shtuara me:

– Puberteti i parakohshëm tek fëmijët.

– Rritje e rrezikut të diabetit, depresionit dhe kancerit.

– Çrregullime në mikrobiomën e zorrëve.