Dumoshi: Leze Qena do të mbetet gjithmonë një grua e fortë që theu tabutë

Ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi, ka thënë se vdekja e aktores së mirënjohur, Leze Qena, është lajm i hidhur për të gjithë.

“Leze Qena ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë ikonë dhe një grua e fortë që theu të gjitha tabutë duke u ngjitur në teatër”.

“Me dhembje të madhe iu kam shprehur ngushëllime të gjithë kolegëve të saj dhe të gjithë qytetarëve”.

Dumoshi deklaroi se pas përfundimit të pandemisë Covid-19 do të bëjnë një mbledhje komemorative për të kujtuar të ndjerën.

“Shkaku i koronavirusit jemi në një situatë krejt tjetër, pasi qeveria ka ndërmarrë disa hapa që nuk na lejonë të ndërmarrim diçka ku ka të grumbulluar njerëz”.

“Unë vazhdimisht kam kontaktuar me vajzën e saj dhe me iniciativë timen kemi vendosur fotografinë para teatrit kombëtar”.

“Po ashtu nesër do të ketë një kortezh nga teatri dhe me dëshirë të familjes nga teatri do të shkojë drejt varrezave”.

“Pas përfundimit të pandemisë ne do të bëjmë ndonjë mbledhje komemorative apo diçka të tillë”, ka thënë Dumoshi para mediave.