Dy ndeshje interesante luhen sot në Superligën e Kosovës

Sot do të zhvillohen dy ndeshjet hapëse të javës së 31-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Drenica pret Malishevan, që është duke kaluar nëpër një formë të mirë.

Në ndeshjen tjetër, Ferizaj i shkon Dritës. Dy ekipet janë në kërkim të fitores, pasi njërës i vyen për titull, teksa tjetrës për mbijetesë.

Dy takimet luhen me fillim nga ora 15:00.