Dy pacientët e dyshuar me koronavirus në Kosovë rezultojnë të painfektuar

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK) gjatë ditës ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK-së për dy raste të dyshimta në Koronavirus COVID-19.

Pacientët u kontrolluan nga ekipi i infektologëve në Klinikën Infektive në QKUK dhe iu morën mostrat për testim laboratorik në virusin SARS-CoV-2.

“Ekipi i Laboratorit të Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK ka bërë testimin në virusin SARS CoV-2 metodën rRT-PCR të dy pacientëve. Testet kanë rezultuar negative për SARS-CoV-2, domethënë të dy pacientët nuk janë të infektuar me virusin SARS-CoV-2”, ka thënë IKSHPK në njoftimin për media.