Dy persona vdesin nga COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar dy raste të vdekjes dhe 344 raste të reja me COVID-19.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 2 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Skenderaj 1 rast (63 vjeç), Viti 1 rast (85 vjeç)”.


Numri total i rasteve pozitive është 63.433 raste nga 258.636 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.534 raste të vdekjes.