Dy raste të reja me koronavirus në Kosovë, shkon në 88 numri i të infektuarve

Sipas Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publik të Kosovës (IKSHPK) , rastet pozitive janë raste kontakti, një me vendbanim në Gjakovë dhe tjetri në Prishtinë.

“Sot me 27.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar (108) mostra të marra nga rastet në terren dhe nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive. Nga këto mostra të marra për testim në virusin SARS-CoVtë, 2 prej tyre kanë rezultuar pozitive”.

Sipas, IKSHPK-së, rastet pozitive janë raste kontakti, një me vendbanim në Gjakovë dhe tjetri në Prishtinë.

Nga data 08.02.2020 deri me 27.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 991 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej tetëdhjetë e tetë (88) raste kanë rezultuar pozitive, me një rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç.