Sunny Hill Festival

Dybala është pajtuar për ta vazhduar kontratën me Juventusin

Ylli argjentinas Paulo Dybala është pajtuar që të firmosë një kontratë të re afatgjate me Juventusin, shkruan “Gazzetta dello Sport”.

Kontrata e re e Dybalas me Juventusin do të jetë e vlefshme deri në verën e vitit 2025. Dybala 26-vjeçar te Juventusi gjendet që nga vera e vitit 2015 kur u transferua nga Palermo për 40 milionë euro.

Kontrata e tij aktuale me klubin torinez skadon në verën e vitit 2022. Ai ishte pranë largimit nga Juventusi në verën e vitit të kaluar.