Edhe dy raste me koronavirus në Kosovë, numri shkon në 108

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar të martën për dy raste të reja të konfirmuara me koronavirusin e ri në Kosovë.

“Pacienti nga Gjakova është kontakt i dy familjarëve të rezultuar pozitiv dhe pacienti i dytë pozitiv nga Prizreni është infektuar jashtë shtetit”, është thënë në njoftimin e IKSHPK-së.

Aktualisht në Kosovë është raportuar për 108 persona të infektuar me koronavirusin e ri, derisa një pacient ka vdekur nga kjo sëmundje.

Qeveria në largim e Kosovës ka shpallur gjendje emergjente për shëndetin publik, me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit.