Edhe dy raste me koronavirus, shkon në 33 numri i të prekurve

Edhe dy raste të reja janë konfirmuar të dielën me koronavirus në Kosovë, ka konfirmuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).

“Sot me 22.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar dhjetë (10) mostra të dyshimta për virusin SARS-CoV-2 dhe dy (2) prej tyre janë pozitive”.

“Dy prej rasteve pozitive janë raste kontakti njëri me vendbanim nga fshati Vrapçiç komuna e Gjilanit, e gjinisë femër me moshë 50 vjeç dhe tjetri me vendbanim nga fshati Domanek komuna e Malishevës i gjinisë mashkull i moshës 53vjeç”.

Nga data 08.02.2020 deri me 22.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK, janë testuar gjithsej 577 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej 3) raste kanë rezultuar pozitive.