Edhe një alarm për shpërthime në Prishtinë

Policia e Kosovës tha se ka pranuar informatë për një alarm për shpërthime të mundshme në Shkollën e Mesme “Xhevdet Doda” në Prishtinë.

Këto alarme kanë ardhur përmes postës elektronike më 18 maj.

Zëdhënësi i policisë, Agron Borovci, tha për Radion Evropa e Lirë se me të pranuar informatën për shpërthime të mundshme, zyrtarët policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur ndërmarrjen e veprimeve operative, të nevojshme për të menaxhuar me situatën në atë zonë.

Policia e Kosovës ka vendosur një perimetër sigurie pas kërcënimeve për shpërthime në shkollën "Xhevdet Doda" në Prishtinë. 18 maj 2022.
Policia e Kosovës ka vendosur një perimetër sigurie pas kërcënimeve për shpërthime në shkollën “Xhevdet Doda” në Prishtinë. 18 maj 2022.

Policia tha se ka caktuar një perimetër sigurie dhe ka evakuuar nxënësit dhe personelin e shkollës, derisa specialistët policorë ta verifikojnë informatën.

Një alarm për bombë përmes postës elektronike, të martën, më 17 maj, u raportua edhe në objektin e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.LEXONI EDHE KËTË:Policia nuk gjen mjet shpërthyes në Rektoratin e UP-së

Rektorati, pasditen e të martës, kishte lajmëruar policinë, pasi kishin pranuar një e-mail anonim, ku thuhej se ishte vendosur bombë në këtë objekt.

Më pas Policia e Kosovës tha se nuk ka gjetur asnjë mjet shpërthyes në këtë objekt.