Edhe sot pa transport publik – punëtorët vazhdojnë protestën për paga

Prishtina do të përballet edhe gjatë ditës së sotme me mungesën e autobusëve të transportit publik, pasi punëtorët e Trafikut Urban dhe operatorëve privatë nuk kanë hequr dorë nga protestat.

Shkak mbetet mospagesa e mjeteve financiare që Komuna e Prishtinës u detyrohet atyre.

Nga ndërmarrja Trafiku Urban theksojnë se kthimi i autobusëve në qarkullim është i mundur vetëm pasi të ekzekutohen borxhet e prapambetura, duke nënvizuar se situata nuk mund të zgjidhet pa ndërhyrjen e komunës, raporton Telegrafi.

Ndërprerja e transportit nisi më 24 tetor, dhe ndonëse ka kaluar më shumë se një javë, zgjidhja ende nuk është në horizont.

Nga Trafikut Urban kanë deklaruar se protesta do të vazhdojë edhe sot (2 dhjetor), duke nisur nga ora 10:00.