Edi Rama tregon kur hapet kufiri Kosovë – Shqipëri

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka folur për mundësinë e hapjes së kufirit Kosovë-Shqipëri, pas rënies së numrit të rasteve me koronavirus.

Në emisionin Pressing në T7, Rama ka thënë se Qeveria e Shqipërisë do të marrë vendim në lidhje me këtë çështje.

“Ne do të marrim vendimin dhe brenda majit do të hapet kufiri, por nuk do ta them datën. Ju mund të vini këtu”, ka thënë kryeministri Rama.