Efi, Kiara, Bledi dhe Ronaldo – banorët që janë rikthyer sërish në garë në BBVA

Spektakli i natës së kaluar (e shtunë) në Big Brother VIP Albania pati një sërë ngjarjesh të rëndësishme.

Nga shtëpia e famshme u largua aktorja Olta Gixhari me vetë-dëshirë, gjersa vazhdoi edhe televotimi i të nominuarve.

Mes këtyre, u tha se në shtëpi do të rifuten katër nga banorët e eliminuar, për të cilat u hap një televotim gjatë asaj kohe.

Hyrja e tyre befasoi të gjithë të tjerët, gjersa më së shumti u gëzua artisti shkodran, Luiz Ejlli.

Ata duket se do të krijojnë situata të reja e po ashtu do të jenë në qendër të vëmendjes.