Sunny Hill Festival

Egli Tako sqaroi ‘dramën’ për ndjekësit, por mori edhe një kundërpërgjigje nga Fifi

Egli Tako bëri një sqarim për fansat në rrjete sociale pasi këngët me Fifin dhe DJ Gimi – O u fshinë nga YouTube.

U raportua se pati një krisje mes tyre dhe se shkak në këtë mes u bë ana financiare.

E ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4 theksoi se ka qenë e ftuar në këto projekte dhe se nuk ka të drejta më shumë.

Foto: Screenshot/Instagram

Megjithatë, në fund bëri të ditur se nuk do të vazhdojë më bashkëpunimin me Fifin, të cilën e kishte menaxhere.

Ky reagim i bërë viral në rrjet, ku Egli sqaron ndjekësit, duket se nuk u la pa një përgjigje nga Fifi.

Foto: Screenshot/Instagram

Kjo e fundit postoi një top në InstaStory, i cili nga shumë njerëz u komentua si ‘autogol’.

Sidoqoftë, këngët e tyre tashmë janë rikthyer sërish në platformën YouTube. /Telegrafi/