Einxhel shfaqet e zjarrtë nga pushimet – Reagon Dj Dagz


Einxhel Shkira është një nga figurat publike që mediat online e kanë në objektiv të tyre, sidomos kohëve të fundit ku u komentua shumë për faktin se u përfol për një shtatëzëni me të dashurin e saj, tashmë Dj Dagz.

Ajo së fundmi po shijon pushimet, tejet e relaksuar dhe me një pamje mahnitëse të cilën e ndau me ndjekësit e saj, shkruan Gazeta Stop.

Reagoi menjëherë Dj Dagz, duke i lënë një koment “Jetë”. Einxhel i ktheu se është vetë,  por sërish replikoi Dagz duke ia bërë me dije se janë bashkë.

Dyshja, të cilët nisën romancën gjatë kohës që ishin brenda shtëpisë së famshme të “Big Brother VIP”, janë shumë të lumtur.