Xhavit Haliti

Endrit Thaçi: Duke i numëruar ditët kur nga ky objekt do të dalë babi dhe shokët e tij

Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endriti ka thënë se është shumë optimist për lirimin e babait të tij nga akuza e ngritura nga Prokuroria Speciale e Dhomave të Specializuara.

Thaçi përmes një storie në Instagram ka thënë se është duke i numëruar ditët që nga objekti i Gjykatës Speciale në Hagë do të dalë babai i tij bashkë me shokët e tij.

‘Optimist. Duke i numëruar ditët kur nga ky objekt do të dalë babi dhe shokët e tij. Dielli do të lind përsëri’”, ka shkruar ai.