I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, është deklaruar pas takimit me krerët e institucioneve.
Escobar, tha se ata e siguruan që nuk duan përshkallëzim të situatës më 1 shtator, ditën nuk nis zbatimi i masës së reciprocitetit.
“Ata na siguruan se nuk duan asnjë përshkallëzim, nuk duan dhunë në 1 shtator. Pra, tani jemi këtu sot për t’u siguruar që të gjitha ato dëshira të mira dhe gjithë ai optimizëm të përkthehen në të mirë të vendit”, tha Escobar.