Familja 11 anëtarëshe nga Gjilani e infektuar me koronavirus

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka reaguar pas konfirmimit nga IKSHPK se kanë rezultuar pozitiv edhe 26 qytetarë. Ai ka tha se 11 të prekurit nga Gjilani kanë rezultuar nga e njëjta familje.

Postimi i plotë i Lutfi Hazirit:

Lajm i keq për familjen Shaqiri dhe Gjilanin.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike sapo na njoftoi se nga të gjitha mostrat e marra sot në Gjilan, përkatësisht në Zhegër, Kravaricë, Cerincë e Vrapçiq, 11 anëtarë të familjes Shaqiri (Vrapçiq), si pasojë e infektimit nga anëtarja e familjes e cila ka ardhur nga Gjermania, fatkeqësisht rezultuan pozitivë me kovid 19

Apeloj qytetarët që të mos kenë kurrëfarë shqetësimi sepse kemi marrë veprime për karantimim të plotë dhe m

Duhet të potencohet se Zhegra nuk e ka asnjë rast të ri pas testit të dytë sot, dhe pjesa tjetër e komunës është e paprekur.

Faleminderit shumë Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik Spitalin Regjional dhe QKMF në Gjilan për profesionalizimin e madh dhe falë angazhimit të tyre, është bërë lokalizimi shumë i shpejt, në momentin e zbulimit të rastit të parë.

Me mbështetjen tonë dhe ndihmën e Zotit, familja Shaqiri do ta përballojë këtë situatë më lehtë!